Është zbardhur vrasja e biznesmenit Eduart Reçi

Është zbardhur vrasja e biznesmenit Eduart Reçi. Dy persona janë arrestuar (vëllezër me njëri tjetrin), një prej tyre OPGJ tek komisariati nr.2 në Tiranë. Ky dyshohet është dhe ‘qitësi’. Shkak është bërë konflikti për një pallat që viktima, Eduart Reçi do ndërtonte aty në zonë për të cilën dy autorët nuk kanë qënë dakord, pasi kanë një godine(biznes) fare pranë vendit te ngjarjes. Shkëlqim dhe Florjan Duka janë dy vëllezërit e arrestuar. Biznesmeni i ndërtimit u vra nga një efektiv policie, me detyrë oficer i policisë gjyqësore.