Merr të gatuajë vezë, qytetarja shtanget kur sheh krimba brenda tyre

Një incident shqetësues është raportuar nga një qytetare e cila gjeti krimba në vezët e sapo blera. Qytetarja ka treguar për JOQ ALBANIA se sapo ka thyer vezët për t’i gatuar ka parë krimba brenda tyre. Ajo thotë se ky rast, por edhe shumë të tjerë të ngjashëm ngrejnë shqetësime për standardet e higjienës dhe sigurisë së ushqimit në marketet që shesin këto produkte.

Situata të tilla janë një kujtesë e rëndësishme për kontrollet e rregullta të cilësisë dhe inspektimet e ushqimit për të shmangur rrezikun për shëndetin e konsumatorëve. Ajo kërkon që atoritetet përgjegjëse të ndërhyjnë për të hetuar dhe zgjidhur këto probleme në mënyrë që të sigurojnë standarde të larta higjiene dhe sigurie për produktet ushqimore që arrijnë në treg.