Vrasësi i dyshuar i Artur Dautit, 33-vjeçari Floridan Mulaj u arrestua sot në bjeshkët e fshatit Markaj të Tropojës në një operacion të vështirë policor, pasi ndiqej nga forcat blu prej dy ditësh.
Policia tha se autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan u arrestua si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.
Kështu ata kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të Floridan Mulaj, 33 vjeç, banues në Bajram Curri.
33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.
Mulaj dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin Artur Dauti, 39 vjeç.
Në videon më poshtë shikoni sesi arrestohet Mulaj, teksa qëndronte fshehur, i veshur me rroba ushtarake, raporton noa.al.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.