‘Ka një dritë për ngjarjen në Shkodër’! Jaupi flet për masakrën e Dobraçit: Po dalin fakte të reja që ndihmojnë hetimin

Zyrtari i Lartë i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, ka zbuluar se fakte të reja po dalin në dritë në lidhje me masakrën me 4 viktima në Shkodër. Jaupi i ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ tha se ngjarja është në ndjekje dhe shumë shpejt do të zbardhet. Megjithatë, theksoi se zbardhje ngjarjeje nuk do të thotë informacion për persona specifikë.

“Është gjendje që ne duhet të reflektojmë, strukturat e policisë po e ndjekin pa ndërprerje, qoftë ngjarjen e Shkodrës, qoftë të Tiranës. Ka një dritë për ngjarjen e Shkodrës. Është në ndjekje dhe çdo ditë dalin fakte të reja që ndihmojnë hetimin. Zbardhja nuk do të thotë se kemi informacion për x persona”, tha Jaupi.