Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në orët e paradites.
Ndërsa më pas do të lokalizohen në lindje-juglindje të vendit, në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale deri në mesditë.
Në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-lindje në lartësinë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Mdërsa në relievet malore në jug në lartësinë mbi 900-1000 m reshje dëbore me intensitet të ulët.
Pas orëve të mesditës parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut dhe të dëborës.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3-12m/s.
Gjatë të shtunës do të jetë problematike era shumë e fortë e cila mund të arrijë deri në 100 km në orë në zonat bregdetare.
Ndërsa përgjatë vijës bregdetare në orët e paradites do të arrijë shpejtësi 13-21m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-6 ballë.
Një masë ajrore e ftohtë që vjen nga verilindja e Evropës, do të sjellë rënie të madhe temperaturash.
Temperaturat siç shihni tabelën e sipërme që noa.al ju sjell përmes Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pritet të luhatet midis -8 gradë Celsius në veri dhe maksimalja 14 gradë në jug.