Vuan nga leuçemia, vogëlushja 6-vjeçare ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Një vogëlushe 6-vjeçare, e cila vuan nga leuçemia, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

Jeta e Sarës së vogël ka ndryshuar plotësisht pasi u diagnostikua me sëmundjen e rëndë.

Prindërit e vogëlushes, Altin dhe Matilda Mollaj, kanë nisur një fushatë në GoFundME për të mbledhur fonde për mbulimin e shpenzimeve mjekësore për trajtimet e nevojshme pas operacionit të kryer.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e vogëlushes, duke e ndihmuar atë ta fitojë këtë betejë.

Apeli i plotë i prindërve të vogëlushes në GoFundMe:

Ju lutem na Ndihmoni ne permiresimin e Sarës! Të dashur miq, Sara, e vogla jone 6 vjeçe,po lufton me gjithë forcën kundër leucemisë, një sëmundje që i ka ndryshuar jetën plotësisht. Shpresa jonë është tek zemrat tuaja të mira dhe ndihma juaj për të siguruar mirqenien e saj pas operacionit ,Sara akoma lufton me sfida te tjera te panjohura per ne. Ju ftojmë të kontribuoni, sado pak, nëpërmjet GoFundMe dhe të shpërndani këtë thirrje. Çdo ndihmë, qoftë financiare apo shpërndarja e mesazhit, do të jetë një hap më pranë shërimit të Sarës. Faleminderit nga zemra që bëheni pjesë e shpresës dhe forcës së saj. Me mirënjohje, Altin Mollaj Dhe Matilda Mollaj ( Prinderit e Sares )