Shembje dherash e gurësh në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi

RRUGA E ARBRIT- Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qarkullimin e automjeteve nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër e anasjelltas nëpërmjet rrugës së Arbrit. Gjithashtu si pasojë e reshjeve të vazhdueshme ka patur rënie gurësh e zhavorri në rrugë.

Po ashtu në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Xibrit ka patur shembje dherash të shumta duke bllokuar qarkullimin total të automjeteve. Siç shihet edhe në pamje disa automjete kanë mbetur bllokuar në të dyja anët për shkak të masivit të madh të dheut të rënë në rrugë.