Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike në Tropojë. Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se Flordian Mulaj, 35 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Artur Dauti, 43 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një debati mes tyre, ndërsa konsumonin alkool.
Një burim për JOQ thotë se ata të dy ishin miq dhe ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Autori ende nuk është arrestuar. Policia ka reaguar duke dërguar forcat operacionale të DVP Kukës, specialistë të Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Njësisë së Sigurisë Kombëtare nga Shkodra, për të lokalizuar dhe arrestuar autorin. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.