Gazetarja: A tentoi të nxisë hakmarrje Policia? Kush mban përgjegjësi për këto deklarata?

Të pafuqishëm nga vdekja e padrejtë dhe e parakohshme e birit të tyre 14-vjeçar, dy prindërit e Martin Canit thyen heshtjen mbrëmjen e së enjtes dhe bënë thirrje për paqe. Ata u shprehën se nuk duan hakmarrje për ngjarjen e kobshme, por së bashku me djalin e tyre më të vogël të largohen nga Shqipëria.

Një deklaratë shumë larg kësaj të prindërve të Martinit është bërë dy ditë më parë me zë dhe figurë nga një përfaqësues i Policisë së Shtetit. Kryekomisari Asllan Shytaj tha se konflikti mes dy familjeve, asaj të Martin Canit dhe Mario Përlleshit do të jetë i hapur, pasi të dyja familjet janë me origjinë nga veriu ku dhe ekziston akoma “gjakmarrja”.

Lidhur me këtë ka reaguar gazetarja Ola Xama e cila me të drejtë ka ngritur disa pyetje sa i përket deklaratës së kryekomisarit. Gazetarja shkruan se në këtë rast kush mban përgjegjësi dhe a ka tentuar të nxitë hakmarrje policia me këto deklarata?!E përpos këtyre pyetjeve në fund të reagimit të saj Xama thekson se autoriteteve para karriges nuk i dhimbset as jeta e 14-vjeçarit e cila u pre në mes dhe as dhimbja që familja e tij po kalon.“Këtyre, para karriges së pushtetit nuk i dhimbset më askush, as jeta e një 14-vjeçari plot ëndrra e as dhimbja e paimagjinueshme që po kalon ajo familje. Nuk i lenë të qetë as ta vajtojnë, por i detyrojnë të dalin përpara kamerave të thonë që nuk duam hakmarrje e nuk kemi konflikt”, shkruan gazetarja ndër të tjera.Postimi i plotë:Po për deklaratat e një zyrtari nga radhët e policisë Tik Tok mban përgjegjësi?!Kryekomisari Asllan Shytaj ka thënë tekstualisht në një intervistë se “konflikti do jetë i hapur mes dy familjeve. Janë dy familje me origjinë nga Veriu. Atje ekzistojnë akoma këto të gjakmarrjes”.Sot doli përpara kamerave babai i të ndjerit Martin Cani, për të thënë se nuk ka asnjë ndjesi hakmarrje ndaj familjes së të miturit që dyshohet si autor i vrasjes.A tentoi të nxitë hakmarrjen policia me këto deklarata?Ku u referua zyrtari i Policisë së Shtetit që u shpreh kështu, te fakti se familjet janë nga veriu dhe ne duhet t’i paragjykojmë?!A po bullizon në rastin konkret policia veriorët?A ishte deklarata e kryekomisarit një përshtypje e tij, apo një ‘porosi’ për të hequr vëmendjen e opinionit nga sistemi skandaloz i arsimit, sigurisë në shkolla, shërbimit të ambulancës dhe rendit publik?Këtyre, para karriges së pushtetit nuk i dhimbset më askush, as jeta e një 14-vjeçari plot ëndrra e as dhimbja e paimagjinueshme që po kalon ajo familje.Nuk i lenë të qetë as ta vajtojnë, por i detyrojnë të dalin përpara kamerave të thonë që nuk duam hakmarrje e nuk kemi konflikt.Kjo është ligësi.