Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu që ka shoqëruar territorin e Bashkisë Shkodër ka krijuar probleme në segmentin rrugor Prekal – Kir. Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës çka ka sjellë bllokimin e saj për automjetet. Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që i bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.