Mori katër plagë ne trup pranë shkollës “Fan Noli”/ Shokët e skuadrës surprizojnë Luisin në spital!

Trajneri i Dinamo U-15 bashkë me lojtarët e skuadrës kanë surprizuar sot në spital, Luis Meçen Egert Bakalli, trajneri i Dinamo U-15 bashkë me lojtarët e skuadrës kanë surprizuar sot në spital, Luis Meçen, i cili mori 4 plagë në trup gjatë sherrit me thika pranë shkollës “Fan Noli”.

Në këto momente mjaft të vështira, shokët janë më të bashkuar se kurrë, jo më në fushën e blertë, por fatkeqësisht në ambientet e spitalit.

“Më ra BOTA mbi kokë”, babai i Martin Canit rrëfen TAKIMIN e FUNDIT me të birin: Më morën zemrën! Vdekje e 14-vjeçarit pas një sherri për arsye banale jashtë shkollës me një grup bashkëmoshatarësh tronditi mbarë opinion publik.

E teksa Martin Cani atë ditë duhej të kthehej për stërvitje në fushën e gjelbër, 14-vjeçarit ju ndërprenë ëndrrat në mes pas një sherri që degradoi në përdorimin e thikës.

Ngjarja u shënua mesditën e kësaj të hëne, ku një konflikt mes nxënësve të “Fan Nolit” dhe një tjetër shkolle në Sauk përfundoi në tragjedi. Konflikti mes të rinjve kishte nisur në rrjetet sociale dhe u zhvendos në afërsi të shkollës “Fan Noli” në të cilën shkolloheshin dy të rinjtë, viktima dhe shoku i tij.