Tiranë- Prindërit e 14-vjeçarit Martin Canit, të vrarë me thikë pranë shkollës “Fan Noli”, kanë rrëfyer dhimbjen që la ngjarja, që tronditi të gjithë vendin. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, ata thonë se kanë edhe një djalë më të vogël, të cilit ende nuk i kanë treguar për ngjarjen e rëndë. Pridërit treguan se i kanë thënë djalit të vogën se Martinin e ka marrë kombëtarja.
Pjesë nga intervista:
A keni fëmijë të tjerë?
Babai: Po, kam dhe një djalë të vogël.
E kam mësuar lajmin?
Babai: Jo, i kemi thënë që Martinin e ka marrë kombëtarja dhe ka bërë gol dhe na falenderojnë.