‘Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej një tost? S’do marr gjëra të shtrenjta’! babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Babai i Martinit, 14-vjeçarit që u vra me thikë të hënën pas sherrit me një bashkëmoshatar rrëfeu bisedën e fundit që kishte me të birin.

Para se të shkonte në shkollë 14-vjeçari i kishte kërkuar para për të blerë tost.

Babai i Martinit: Sikur na e lehtëson pak dhimbjen gjithë ky popull. Një ditë para se të shkonte në shkollë më tha do më japësh një 2 mijë lekësh, do marr një tost s’do marr gjëra të shtrenjta. Çdo shok i tij, çdo komshi thoshte që martini ishte i bukur, i çiltër, talent, dëshira e tij ishte futbolli mësimet, bëhu futbollist i thoja do të të ndihmojë babi. Shpresoj të largohemi për Amerikë, vëllai na ka bërë dokumentet për bashkim familjar dhe presim përgjigje.