Vijon të jetë enigmë fati i turistit Australian Cameron Twiss, i cili u zhduk 5 javë e gjysmë më parë në Alpet shqiptare teksa bënte ecje në një prej zonave më turistike.
28-vjeçari nga Adelaide i kishte lënë të gjitha gjërat personale në hostelin ku qëndronte në Shkodër dhe ishte nisur për të kaluar për në Theth.
Autoritetet shqiptare kanë organizuar disa operacione për kërkimin e tij, por pa rezultat. Në ndihmë të tyre ka shkuar dhe vëllai Cameron nga Australia, por asnjë gjurmë nuk është gjetur.
Udhëtari profesionist, mëngjesin e 13 tetorit kishte dalë nga hoteli për të ndërmarrë rrugën që lidh Valbonën me Thethin dhe nga ai moment nuk dihet gjë për fatin e tij.
Udhëtimi 10 orësh përfshin një distancë prej 17 km në një zonë malore, ku prania e një guide lokale është e rekomandueshme, por 28 vjeçari zgjodhi ta bëjë vetë.
Në kërkim të tij u angazhua dhe një ekip nga Kosova, si dhe dronë, ndërkohë që më 2 nëntor operacionet u ndërprenë.