Sot, Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli vendimin për bandën e Cërrikut. Trupa gjykuese vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për Meti Bozi, Roland Sota (Xhepexhiu) dhe Arjan Toska. Sakaq, Apeli la ne fuqi vendimin e shkallës së parë për 9 të pandehurit e tjerë. Banda e Cërrikut është bërë e njohur nga masakra e Cërrikut në vitin 1997, ku anëtarët e kësaj bande kanë vrarë gjashtë gardistë.