Liami me Ieucemi akute ka nevojë për ndihmë, familja s’përballon dot kurimin e tij

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë. Liam, një 5-vjeçar shqiptar i lindur në Itali ka nëvojë për ndihmë pasi që prej shkurtit të këtij viti po lufton kundër leuçemisë akute limfoblastike.

Vogëlushi shqiptar jeton me nënën e tij në Brescia, pasi aty ndodhet edhe spitali ku kurohet, ndërsa e motra 3-vjeçare me gjyshërit dhe të afërmit. Olsi, babai i Liamit, shtylla e vetme e familjes e ka të pamundur të mbulojë të gjitha shpenzimet e terapive, spitalit, kurimit dhe ushqimeve.

Ai dhe familja e tij po kalojnë një situatë të vështirë financiare, prandaj kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për t’i bërë ballë kësaj beteje me të cilat jeta i ka përballur. Çdo kontribut ka vlerë për familjen e Liamit në këto momente.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR