“Zyrtarja e Ministrisë që kërkoi mbylljen e protestës është kunata e Presidentit“

Elvira Baze, përgjegjëse në Ministrinë e Arsimit për sportin në shkolla dyshohet se është zyrtarja që doli sot në dritare dhe bëri me shenjë për mbylljen e protestës për Martinin që u vra pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.

Sipas një qytetari në protestë, por edhe raportimeve që kanë ardhur, ajo është kunata e Presidentit Bajram Begaj.

Në video duket qartë, kur një grua del në drirtare dhe bën me duar për të mbyllur protestën, një protestë që u mbajt për një kauzë shumë të rëndësishme, siç është vrasja e një adoleshenti, shumë pranë shkollës ku mësonte.

Siç e thamë edhe në postimin e parë: Mos të duash protestën për këtë kauzë, është njësoj si të vrasësh Martinin për të dytën herë.