Klaudio kishte një borxh 15 mijë €, babai i tij: E dija, por s’prisja ta vrisnin

Një borxh me vlerë 15 mijë euro dyshohet se është bërë shkak për vrasjen e 28-vjeçarit Klaudio Prendi mesnatën e 19 nëntorit.

I riu që sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit kishte konflikte me disa persona dhe borxhi ishte shkaku i një prej tyre.

Edhe babai i tij, ish-gjyqtari Fran Prendi ishte në dijeni të konflikteve që i biri kishte. Ai ka deklaruara para hetuesve se e dinte që djali kishte konflikte por jo se do ta vrisnin në mes të natës. Ai ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen para përgjegjësive të autorëve.

Natën që ndodhi atentati, Klaudio ishte në një lokal në zonën e Xhamllikut bashkë me disa miq të tij, dy prej të cilëve efektivë të Policisë. Sapo ka dalë nga lokali, duke hipur në makinë, autorët i janë afruar me makinë dhe e kanë qëlluar me armë zjarri me silenciator.