Ekstradohet nga Gjermania, shtetasi kosovar F. I., 62 vjeç, i arrestuar në Gjermani, në muajin gusht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Partners”. Një pervers shqiptar nga Kosova, çnuk i ka bërë një gruaje në Durrës duke arritur edhe ti ngacmojë seksualisht mbesën, për të shuar epshet dhe për të arritur qëllime të tjera.
F.I., ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Burri F. I. akuzohet se në vitin 2020, në Durrës, ka kanosur një grua, për dhënien e 5.000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj.
Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje, tha zyrtarisht policia, citon noa.al.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Gjermani dhe ekstradimi i tij në Shqipëri.