Nuk ndalet krimi mes adoleshentësh, sërish therje me thika në Tiranë

Nuk ndalet krimi mes adoleshentësh në Tiranë, dy djem të tjerë janë përfshirë në therje me thika me pasojë plagosjen serioze të njërit prej tyre. Ngjarja dodhi sot në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, raporton noa.al.

Gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi Ajdin Ajvazi, 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin Aron Demiraj 20 vjeç. Djali i qëlluar me thikë, si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Policia tha se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al