Reshje shumë intensive në Shqipëri paralajmëron Qendra e Emergjencave të Brukselit

Mot me reshje të dendura pritet gjatë ditëve në vijim, kryesisht në veri të vendit, raporton noa.al duke cituar ministrinë shqiptare të Mbrojtjes.

Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të premten, më 22 nëntor, priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan.

Në qarqet e tjera priten reshje mesatare, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në nivelin “intensive”.