Mbi 12 raketa “Storm Shadow” raportohet se janë lëshuar nga Ukraina në brendësi të territorit rus. Kjo është hera e parë që Ukraina përdor raketat e prodhimit britanik për të qëlluar bazat ushtarake brenda territorit rus, çka është konfirmuar tashmë edhe nga një zyrtar britanik për mediat e huaja.
Në rrjetet sociale janë publikuar video që pretendohet se tregojnë momentin kur raketat fluturojnë dhe shpërthejnë në Rusi. Sulmi ukrainas me raketa Storm Shadow, vjen vetëm një ditë pasi SHBA, Britania dhe Franca aprovuan lejen për t’i përdorur raketat e tyre me rreze të gjatë brenda territorit rus.
https://twitter.com/i/status/1859240544242737156