Qeveria ka hedhur poshtë propozimin e institucioneve ndërkombëtare për të rritur moshën e pensionit si një opsion për të përmirësuar skemën.
Olta Manjani zv/ministre e Ekonomisë dha disa detaje lidhur me reformimin e skemës që po diskutohet me Bankën Botore.
“Një ndër propozimet që ka bërë BB ka të bëjë me rritjen e moshës së pensionit. Ne e kemi kundërshtuar, pasi një masë e tillë u mor në vitin 2014, ku ka nisur rritja për gratë dhe do të vijojë dhe për burrat. Në 2056 do të kemi një barazim të moshës 67 vjeç për secilin”, tha Manjani.
Por sipas Manjanit, e vetmja që mund të bëhet në këtë drejtim është afrimi i viteve për barazimin e moshës.
“E vetmja që mund të ndryshojmë është përshpejtimi në zbatimin e skemës së rritjes së moshës së pensionit, por jo përtej 67 vjeç”, tha Manjani
Paralelisht zv.ministrja e Ekonomisë shpjegoi pse nuk mund të aplikohet një pension dysheme prej 20 mijë lekësh, pavarësisht nga sa vite ka kontribuar personi.
“Nëse do të kishim një dysheme prej 20 mijë lekësh, pra këtë masa ta përftonte si një individ që ka zero vite sigurime dhe dikush tjetër që ka 20 vite sigurime, kjo dot ë sillte një deformim të skemës, kush tulla kryesore është parkimi kontirbutiv”, sqaroi zëvendësministrja.
Aktualisht qeveria po vijon në linjën e dhënies së bonuseve në mënyrë të vazhdueshme si dhe indeksimin gjatë një viti. Por Jorida Tabaku kishte një sugjerim për qeverinë.
“Unë jam kundër një llogarie speciale për të dhënë bonus një herë, në vit zgjedhor, për efekt elektoral. Jam gati të votoj për një fond special i cili të jetë i përhershëm në mbështetje për këtë shtresë”, tha Jorida Tabaku.
Qeveria deri më tani ka zyrtarizuar vetëm mbështetjen me bonuse, por nuk ka ende një ide të qartë për rritjen e tyre.