Pakënaqësi, mllefe dhe zemërata; plas keq te kombëtarja e Shqipërisë…

Nga Adriatik Riza Dosti

E rende humbja dhe pasojat e saj ne ndeshjen e djeshme te UNL ndaj Ukraines ne Tirane, por me te renda akoma, aspak normale, mbushur me pakenaqesira, mllefe e zemerata, te djeshme e te sotme, deklarata dhe intervista sa qesharake, po aq edhe te papranueshme te disa prej lojtareve “profesioniste ” te Shqiperise…

Deklarata qe nxjerrin ne drite problemet e shumta qe ka ruajtur e fshehur deri me sot nga brenda kombetarja e Dukes, qe thjesht sa per protokoll drejtohet nga braziliani Sylvinho, me pasaporte shqiptare e banor i Lushnjes.

….Uzuni krejt i pakenaqur qe s’e lane te gjuante penalltine thote se te Granada ne Spanje, penalltite i gjuan ai dhe i shenon ato… “Une mund te mos luaja fare ne pjesen e dyte e te refuzoja te hyja ne fushe, pasi rrezikoja vertet shume seriozisht karieren time [???]”

Daku thote se, “normal qe ishte ndeshje e keqe per mua dhe isha krejt jashte forme, pasi ishte ndeshja ime e pare qe luaja pa injeksione [???]”

Ismajli, kapiten i ekipit, shtoi: “Nuk mund te pesojme gola te tille, une e di se cili duhet te luaje ne ekip dhe cili duhet te jete titullar, por nuk dua te flas per shume arsye [???]”

Ajeti: “Jo, jo nuk mund te humbet nje ndeshje kesisoj. Te gjithe jemi fajtore, pa perjashtim”.

Asllani: “U munduam, por nuk ia dolem dot. Ukraina kishte frike nga ne [????????]”

Hoxha: “Kam qene dhe jam jashte formes sime me te mire, edhe ne ekipin ku luaj ka ca kohe qe nuk jam titullar [???]”

Asani: “E nderrova fanellen me lojtarin ukrainas, pasi ishte ai qe me bllokoi e me nxori jashte loje [???]”

Laci: “Ky eshte futbolli, edhe mund te humbasesh keshtu. Nuk dua te flas me teper”.

Sylvinho: “Po rritemi, luajme perballe kundershtaresh te veshtire. Jemi ne permiresim e siper, kemi nevoje per me shume eksperience e pervoje perballe kundershtaresh te tille…”. Pra, pordhe me rigon….

Media shqipfolese ne teresi: “U mbyll keshtu nje vit i shkelqyer per futbollin shqiptar, duke nisur qe nga Europiani etj. etj. Mire qe nuk thane… nen udheheqjen e ndritur te udheheqesit tone te lavdishem, shokut Armando Duka”!

Jo pa qellim nuk bera asnje koment ne asnjeren prej deklaratave te futbollisteve te mesiperm te Shqiperise. Lexojini me kujdes, gjykojini me qetesi e mendje te kthjellet. Analizojini qetesisht e pastaj gjykojini po vete ju, sepse flasin me shume se ajo qe pame ne fushen e lojes.