Diana Tahiri, banorja më e komentuar gjatë këtyre ditëve, la shtëpinë mbrëmë pas telefonatës me babin e saj. Diana duket se është mërzitur shumë për gjendjen shëndetësore të babait të saj, andaj edhe ndërpreu rrugëtimin e saj në Big Brother Vip Kosova.
Pas daljes, Diana ka bërë veprimin e parë në rrjetet sociale. Ajo llogarinë e saj në Instagram nga publike e ka kthyer në një llogari private. Ndërkohë, ende nuk ka ndonjë reagim të saj rreth zhvillimeve, thashethemeve e deklaratave të ndryshme. Se a do të vazhdojë ajo romancën e saj me Arionin, mbetet të shohim.