E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori i njohur(FOTO)

Ditën e premte të javës që lamë pas më 15 nëntor, aktori Paul Teal, i njohur nga seriali i dashur për adoleshentët “One Tree Hill”, ka ndërruar jetë në moshën vetëm 35-vjeçare.

Teal, u nda nga jeta pas një beteje shtatë mujore me kancerin e pankreasit neuroendokrin të Fazës 4, sipas Susan Tolar Walters.

“Ai ka qenë një pjesë e rëndësishme e familjes STW për më shumë se 10 vjet”, shkroi Walters.

E fejuara e tij, Emilia Torello, e njoftoi humbjen në një postim emocionues në “Instagram”, duke e quajtur Paulin “personi më i zhytur në mendime, frymëzues, dinamik, i disiplinuar dhe i dashur”.

Në postimin e saj, Torello shkroi: “Paul, ti ishe shpirti im binjak, burri im i ardhshëm, shkëmbi im dhe e ardhmja ime. Më mbushe mushkëritë me të qeshura, barkun me flutura dhe zemrën me dashuri. Ti luftuve me guxim pa dështuar”.

Ajo shtoi se bota është me fat që e ka takuar Paulin, ndërsa ishte më me fat, sepse mund ta quante të sajin. “Do të të dua përgjithmonë”, përfundoi ajo.