Monika Kryemadhi heq dorë nga politika!

Pas daljes së saj nga Apeli i Posaçëm, Monika Kryemadhi i është përgjigjur dhe interesit të medias se nëse do të angazhohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare përkrah Partisë së Lirisë.

Kryemadhi u shpreh se nuk merret më me politikë, ndonëse është ende deputete në Kuvend, teksa shtoi se në të ardhmen misioni i saj do të jetë sensibilizimi i publikut për personat që nuk duhet të kandidojnë.

“Unë nuk merrem më me politikë, unë do të merrem me sensibilizimin e opinionit publik përsa i përket manipulimit dhe Luftës së Tretë Botërore që është fake news-i. Nuk kam dëshirë për të kandiduar, por nuk do të lejoj njerëzit jo të duhur që të kandidojnë”, tha Kryemadhi.