FBI ua paraqet kandidatëve të mundshëm për intervistë pune këtë pyetje…
Jo të gjithë mund të jenë agjentë të FBI-së, prandaj për të kufizuar numrin e kandidatëve që do të dëshironin të punonin në këtë agjenci qeveritare amerikane, personat përgjegjës për intervistën e agjentëve të mundshëm duhet të gjejnë një mënyrë për të zbuluar pikat e forta dhe të dobëta të tyre, por edhe inteligjencën dhe aftësitë e tyre për të vëzhguar detajet. Matthew Palandra, i cili prezantohet si TheMagicMatt në TikTok, postoi një video në të cilën zbuloi një enigmë që FBI-a supozohet se ua paraqet kandidatëve të mundshëm për intervistë pune në këtë shërbim.
“Një burrë dhe një grua dalin për të pirë kafe në takimin e tyre të parë. Është një ditë e nxehtë vere, kështu që ndërsa burri dhe një gruaja janë duke pritur për vaktin e tyre, ata të dy marrin nga një gotë me ujë me akull”=fillon ai enigmën. “Gruaja djersitet shumë dhe ka etje të tepërt, kështu që në fillim pi tri gota ujë të ftohtë me akull, ndërsa burri e pinte ujin gjatë vaktit. Më vonë atë ditë, burri i dërgon një mesazh gruas duke i thënë se është i sëmurë dhe ndihet jashtëzakonisht i dobët. Para mesnate policia e shpall të vdekur. Kur gruaja u soll për t’u marrë në pyetje, u konstatua se pijet e saj dhe partnerit i ishin helmuar”-përfundon enigmën Matthew.
Prandaj, kandidatët për punë në FBI duhet t’i përgjigjen pyetjes pse burri vdiq dhe gruaja jo. Para tyre ishte një detyrë e vështirë që vetëm disa arritën ta zgjidhnin. Mendoni pak për këtë enigmë dhe përpiquni të gjeni përgjigjen e saktë. Gruaja kishte shumë etje, kështu që e piu ujin shpejt. Helmi ishte në akull, për këtë arsye ajo futi një sasi shumë të vogël helmi në trupin e saj. Akulli nuk u shkri në kohë që helmi ta vriste. Burri, nga ana tjetër, e ka pirë ujin ngadalë dhe ka futur në trup një sasi të madhe helmi, sepse akulli në gotën e tij shkrihej./gsh