Vërtet, epoka e mistereve ka përfunduar, apo nuk është kështu? Këtu po rendisim 10 misteret ende intriguese përreth botës

Me gjithë teknologjinë tonë moderne, mund të jetë e lehtë të supozojmë se dimë gjithçka. Me një rrëshqitje të vogël të gishtit tonë, secili prej nesh mund të shohë në internet foto të hollësishme të sipërfaqes së Plutonit. Mund të lundroj përmes Google Street View në stacionin “McMurdo” në Antarktidë. Vërtet, epoka e mistereve ka përfunduar. Apo nuk është kështu? Pavarësisht nga gjithë teknologjia jonë e mrekullueshme, ne kemi ende një rrugë të gjatë deri tek të kuptuarit edhe të disa gjërave themelore mbi planetin tonë. Këtu po rendisim 10 misteret ende intriguese përreth botës.

Vendet e pashënuara në hartë të qyteteve tona të mëdha
Shprehja “jashtë hartës”, ngjall imazhet e aventurës së egër në tokat e largëta – vende si xhungla e Amazonës apo Antarktida. Në realitet, zonat e pashënuara në hartën e botës, mund të jetë më afër nga sa ju mund të mendoni. Disa nga qytetet më të mëdha të botës, kanë ende kanë rajone të paeksploruara, tek të cilat nuk ka qenë askush deri më tani dhe zakonisht për shkak se është shumë e rrezikshme.

Superlagja e varfër Neza-Chalco-Itza në Mexico City është një vend i tillë, jashtëzakonisht i privuar, një zonë me një prani të kufizuar të policisë. Të tjerat, si qyteza Oranxhi në Karaçi të Pakistanit, është vendosurn në hartë në bazë të teknologjisë 2-D, por mungon çdo lloj detaji që do të lidhte me hartën e një lagjeje tipike. Në raste të tjera, vështirësia mund të vijë nga zhvillimi i shpejtë ekonomik. Në disa qytete afrikane dhe aziatike, ndërtimet janë aq të vrullshme dhe të shfrenuara sa që çdo hartë me njëfarë shkallë saktësie është i pamundur.

Dhe kur ky lloj zhvillimi ndodh brenda një lagje të varfër e të rrezikshme, ju mund të hiqni dorë nga çdo lloj shprese për realizimin e hartës. Por dështimi jonë për ta bërë këtë mund të ketë pasoja. Në vitin 2012, qeveria nigeriane shkatërroi lagjet e varfëra lundruese të Makokos në Lagos. Për shkak se ajo nuk qe shënuar në hartë, puna e mbi një shekulli tanimë ka humbur përgjithmonë.

Malet misterioze, të cilave nuk iu është ngjitur askush
Në 160 vitet e fundit kur alpinizmi u bë mjaft popullor, ne kemi pushtuar shumicën e majave më të mëdha të botës. Everest, K2, dhe Kilimanxharo janë ngjitur në mënyrë të përsëritur, siç ka edhe qindra të tjerë që shumica prej nesh nuk i kanë dëgjuar ndonjëherë. Por ne kemi ende një rrugë të gjatë nga pushtimi i çdo mali mbi Tokë.

Komiteti i Monitorues i Malit Everest, pretendon se ka “një pafundësi” malesh, të cilave nuk iu është ngjitur askush se sa ato që tashmë janë eksploruar deri në majë. Problemi i vetëm është se ne nuk jemi 100 përqind të sigurtë se cilat janë ato. Nuk ka asnjë bazë të dhënash qendrore, që të përmbajë të dhënat mbi këtë gjë.

Ndërsa disa janë të dukshëm, të tjerët jo. Në të kaluarën, publikimi i dëshmive të një ngjitjeje të suksesshme në një majë të errët, ishte jashtëzakonisht jopraktik. Për pasojë, ne shpesh duhet të mbështetemi tek fjala e njerëzve që kanë vdekur shumë kohë më parë dhe që pretendonin se kishin arritur me sukses në një majë, pavarësisht se nuk kishin asnjë arsye bindëse përtej “nderit”, për të pranuar nëse ata do të kishin dështuar. Prandaj, ka problemet me vetë të dhënat. Shumë, sidomos nga ekipet japoneze dhe koreane, nuk janë përkthyer kurrë në anglisht ose bërë gjerësisht të arritshme. Shumë të tjerë nuk janë dixhitalizuar. Ne e dimë se ka maja misterioze që ende nuk janë pushtuar, por identiteti i tyre është po aq misterioz sa vetë malet.

Mineralet e panjohura
Lista e mineraleve të njohura në Tokë aktualisht numëron rreth 5.000 syresh. Kjo është një shifër e çmendur, ndaj dhe mund të na falet pse kemi menduar se i kemi zbuluar thuajse të gjitha ato. Tek e fundit, vetëm një mineral i ri i zbuluar në Australinë Perëndimore bëri bujë në vitin 2014. Sipas një analize të vitit të kaluar nga Robert M. Hazen në Institutin Carnegie për Shkencën, ne mund të kemi ende një rrugë të gjatë për të përshkuar para se të kemi zbuluar të gjitha mineralet.

Ekipi i tij ka përdorur një sistem shumë të sofistikuar të modelimit statistikor, për të llogaritur numrin e mineraleve aktualisht të panjohura që gjenden në Tokë. Ata zbuluar një shifër prej mbi 1.500. Kjo nuk është aq e pamundur sa mund të mendohet. Shumica e mineraleve të Tokës janë të rralla, duke u gjendur në 5 ose më pak zona në të gjithë planetin.

Duke pasur parasysh nëntokën në të gjithë globin që ende nuk është studiuar nga ekspertët, është e arsyeshme të thuhet se shumë mineraleve mund të gjenden në zona tepët të vështira. Interesante tek shifrat e Hazen, është fakti se ato përfshijnë mineralet që ende ekzistojnë, dhe që ka të ngjarë të jenë të arritshme. Gjithashtu modelet që projektoi ai dhe ekipi i tij, zbuluan minerale që me gjasë janë krijuar, pastaj kanë humbur sërish gjatë shekujve. Numri i përgjithshëm i këtyre të fundit mund të jetë shumë i madh.

Specie të panjohura
Në vitin 1972, biologia Xhenifer Ouen filloi të dokumentojë specie që ajo i gjente duke kërkuar përreth kopshtin të saj në periferi të qytetit. Pas 40 vjetësh, ajo do të zbulonte më shumë se 8000 specie, 20 prej të cilave nuk ishin parë kurrë më parë në Angli. Prej këtyre 20, 4 ishin krejtësisht të reja për shkencën. Pa u larguar nga shtëpia e saj, Ouen dokumentoi aksidentalisht zbulimin e 4 specieve krejtësisht të reja.

Kjo anekdotë e shkurtër tregon se sa pak dimë realisht rreth llojeve që jetojnë bashkë me ne në planet. Ka një numër të tillë krijesash saqë njerëzit po përballen me to gjatë gjithë kohës, shpesh tek vendet ku është menduar se kishte më pak gjasa. Zbulimet e Ouenit ishin sa të pabesueshme, por nuk janë edhe më të pamundurat.

Dejv Ebert në Tajvan zbuloi 24 lloje të reja të peshkaqenësh, vetëm duke hulumtuar tek tregu i peshkut pranë banesës së tij. Në Londër, një mykologjist identifikoi 3 varieteteve të reja kërpudhash Boletus, në një porcini të thatë. Nga një vlerësim i vitit 2011, numri i specieve të padokumentuara në Tokë është deri në 7.5 milionë. Në kohën kur u bë ky vlerësim, ne kishim kataloguar vetëm 1.2 milionë. Kjo do të thotë se deri në 90 përqind të specieve detare dhe 86 përqind të atyre në tokë, mund të jenë krejtësisht të panjohura për shkencën.

Sa të rrezikuara janë disa specie
Ne kemi shtyrë kaq shumë specie në prag të zhdukjes, sa që ju ndoshta mund të vijnë përnjeherë ndërmend disa emra. Rinoceronti i Sumatrës, shimpazete Hainane, rinoceronti i ishujve Java, dhe të gjithë tjerët përmenden shpesh paraqiten në aktivitetet bamirëse. Por, ato janë thjesht vetëm kafshët që ne i njohim se janë të rrezikuara. Ndërkaq janë me mijëra – në mos miliona – më shumë, për të cilat ne nuk kemi asnjë ide nëse janë të gjallë dhe gëzojnë shendet të plotë, të gjalla dhe të rrezikuara, apo thjesht kanë ngordhur me kohë.

Një pjesë e problemit është mungesa e burimeve. Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, ka bazën e të dhënave më të plotë në botë mbi kafshë të rrezikuara. Por në vitin 2013, ata mund të jepnin informacion për statusin e vetëm 71.576 specieve në mbarë globin. Kjo shifër në mesin e 1.2 milionë specieve që i njohim, është një pjesë shumë e vogël.

Zgjerimi i saj do të duhej të përfshinte 7.5 milionë speciet potencialisht të pazbuluara, dhe është e qartë se ne s’kemi asnjë ide se në çfarë kushte ndodhen ato. Një çështje tjetër është zbulimi i kafshëve. Është menduar se aktualisht më shumë se 7 zogj O’ahu Alauahios mund të ekzistojnë ende në ishujt Hauai, por askush nuk ka parë ndonjë prej tyre që nga viti 1985. Ato mund të jenë zhdukur, ose me gjasë do të mund të rishfaqen si kjo bretkocë izraelite, që të gjithë supozonin se ishte shfarosur. Aty ku speciet janë më të rrezikuara, ne në thelb s’kemi asnjë ide se çfarë po bëjnë shumica e tyre.

Cilët qytete po rriten
Edhe nëse ne s’mund ta kuptojmë botën e kafshëve, priremi të supozojmë se kemi një kompetencë mbi botën tonë njerëzore. Por as kjo nuk është e vërtetë. Zonat urbane të populluara dendur janë aq komplekse dhe konfuze. Sa që ne s’mund të themi se cili është qyteti që po rritet më shpejt në botë. Kjo mund të duket si një nga ato probleme, të ngjashme me pyetjen sesa engjëj mund të vallëzojnë mbi kokën e një gjilpëre. Por duke ditur cilat qytete janë duke përjetuar ndryshimet më të shpejta demografike. Kjo mund të na ndihmojë të parashikojmë ku mund të ndërtohet centrali i ardhshëm elektrik ekonomik. Si dhe të rregullojmë vetë politikat tona në përputhje me rrethanat.

Problemi i vetëm, është se ekzistojnë shumë mënyra të matjes së normës së rritjes së një qyteti. Dhe asnjëra prej tyre nuk jep të njëjtën përgjigje. Sipas një përllogaritje, Batami në Indonezi, qëndron në krye me rritje vjetore prej 7.4 përqind. Nga një tjetër, qyteti me rritjen më të shpejtë është Niamej në Niger. Ndërkohë pasi tij vjen Xiameni në Kinë. Një qytet që kryeson një renditje. Mund të mos shfaqet në klasifikimin tjetër të 10 të parave.

Ndërkohë edhe rritja gjeografike është e vështirë të matet, për arsye të ngjashme me ato të shkaktojnë probleme me hartat që kemi përmendur më herët. Rritja është shpesh aq e shpejtë. Sa që nga koha kur ne kemi matur me saktësi numrin e bamnorëve të një qyteti, të gjitha të dhënat tona cilësohen të vjetëruara. Me pak fjalë, parashikimi i vendndodhjes së qyteteve të mëdha të ardhshme të Tokës. Është një punë më e vështirë se sa duket.

Cili vend është më i lumturi
Si pasojë e krizës financiare të vitit 2008, shumëkush filloi të kërkojë për metodat më të mira të matjes së mirëqënies së vendeve, sesa thjesht niveli i PBB-së. Krijimi i Indeksit të Lumturisë Kombëtare. Me të dhënat të sjella nga qeveritë kudo në botë, nga Tajlanda në Britaninë e Madhe. Në teori, kjo është një ide e madhe; jeta e njeriut ka të bëjë shumë më tepër sesa vetëm me kontributet tek ekonomia. Por në praktikë, matjet janë shpesh tejet kontradiktore.

Ju mund të keni dëgjuar për Butanin. Një mbretëri e vogël malore në veri të Indisë, Butani është i shumë i varfër dhe kryesisht i paarritshëm për turistët. Është gjithashtu i njohur si një nga vendet më të lumtura në tokë. Një pretendim që ka çuar në një mori artikujsh për të shpjeguar pse ndotja e paktë, mospirja e duhanit dhe shoqëria që e do Tokën, duhet të merret si model për diku tjetër.

Problemi është se ky pretendim “i vendit më të lumtur”, vjen nga një sondazh i vetëm.

Sondazhet e ndryshme mbi lumturinë, e kanë renditur në vendet e fundit në botë. Me pak fjalë, Butani mund të jetë jashtëzakonisht i lumtur, ose krejtësisht i varfër. Ne thjesht nuk e dime këtë. Vende të tjera janë të vështira për t’u matur në këtë aspekt. Disa lloj parametrash e vendosin Amerikën Latine në majën e lumturisë. Të tjerë thonë se ky çmim shkon për Evropën Veriore. Duket se lumturia është thjesht tepër e mjegullt, për t’u matur në një shkallë globale.

Shpellat e paeksploruar
Është një njohuri e zakonshme, se shumica e oqeaneve të Tokës mbeten të pashkelura. Dhe kjo jo për shkak se ne kemi shpenzuar të gjithë kohën tonë duke marrë me tokën. Nën këmbët tona, ndodhen mijëra e mijëra e shpella. Tek të cilat nuk ka shkelur ndonjëherë asnjë qenie njerëzore. Këto botë nëntokësore nuk janë të pakta.

Një vlerësim nga “National Geographic”, vinte në dukje se 90 përqind e shpellave janë të pazbuluara. Kjo e dhënë është paksa e vjetëruar, por në fakt vlen të tregohet sesa e panjohur është toka nën këmbët tona. Pengesë është edhe fakti se pjesa më e madhe e shpellave janë të fshehura. Pa hyrje të dukshme në nivelin e tokës. Edhe në një rajon të botës, shumë të hartuar dhe studiuar në mënyrë skrupuloze si në SHBA. Mendohet se janë gjetur vetëm 50 përqind të shpellave.

Kjo do të thotë se të gjitha ato shpellave të mëdha të mbushura me stalactite, që ju shihni herë pas here në foto në internet. Mund të jenë vetëm maja e ajsbergut. Ka një botë e tërë të pazbuluar atje poshtë. Një vend i pandriçuar dhe pa lidhje me sipërfaqen e tokës prej shekujsh dhe ndoshta mijëvjeçarësh. Kush e di? Nuk mund të jetë edhe Morlokë, si qëniet e nëntokës në librin e H.G Welles në vitin 1895.

Fati i ndotjes në oqeanet tona
Ja një mendim i kthjellët: Ndoshta s’mund të ketë më asnjë vend në Tokë që nuk është i ndotur. Falë rrymave të ajrit dhe atyre detare, së bashku me miliona fabrika. Dhe miliarda automjeteve në të gjithë botën që emetojnë gazra në mjedis. Nuk mund të ketë një copë toke të vetme që është plotësisht e pa ndotur.

Nëse jeni mosbesues, prisni sa të dëgjoni këtë tjetrën: Disa shkencëtarë mendojnë se ky planet mbase nuk do të shohë më kurrë një det të pandotur. Falë abuzimeve tona në shekullin e XX-të, oqeanet e Tokës mund të jenë përgjithmonë të ndotura. Ky lajm shqetësues vjen falë mikroplastikës. Fillimisht pjesë e shisheve plastike dhe qeseve, mikroplastikat janë fragmente të vogla që shkëputen. Dhe thyen në copat më të vogla që janë parë ndonjëherë. Ato aktualisht mund të gjenden në çdo cep të oqeaneve, dhe askush nuk është i sigurtë nëse do të mund të pastrohen ndonjëherë. Shkencëtarët më pesimiste mendojnë se ato do të mbeten aty. Për aq kohë sa do të ekzistojnë oqeanet në Tokë.

Qytetërimet e pazbuluara

Duket sikur duhet të jesh goxha i ngathët për të humbur diçka të madhe. Sikurse është një qytetërim i tërë. Megjithatë, speciet tona e kanë bërë këtë jo një herë, as dy herë. Por dhjetra (ndoshta qindra) herë. Shumë prej këtyre shoqërive, si Olmeks, kanë qenë rizbuluar. Edhe pse ata mund të jenë ndoshta vetëm maja e ajsbergut.

Disa shkencëtarë mendojnë, se teknologjia e re na ka vendosur në prag të zbulimit të dhjetra qytetërimeve të humbura. Thellësia e pyjeve të shiut ka qenë prej kohësh e aftë. Të na fshehë gjurmët e veprimtarisë njerëzore. Për këtë mjafton të pyesni ndonjë nga eksploruesit fatkeqë, që u nisën të zbulonin El Dorado apo qytetin e humbur Z.

Kjo nuk do të thotë se pyjet e shiut janë bosh. Ne kemi shquar herë pas here shenja të veprimtarisë bujqësore apo gërmimeve që kanë ndodhur shumë kohë më parë. Për projekte të tilla në shkallë të gjerë. Është e arsyeshme të supozohej se aty duhet të ketë gjalluar një qytetërim.

Ne kemi tashmë potencialin, për t’u përpjekur t’i zbulojmë këta popujt të zhdukur prej shumë kohësh. Ndoshta duke kërkuar përmes dronëve me pajisje të posaçme nëpër zonat e thella të pyjeve të shiut. Në qoftë se ne jemi me fat, mund edhe gjejmë gjurmë të një populli të lashtë (ose njerëz). Të cilët në një farë mënyre ne i kemi harruar.

Kuriozitet 1883