Dhuna tek adoleshentët është një plagë e madhe në ditët e sotme dhe më i rëndë është fakti se e gjejmë të promovuar kudo, sidomos në rrjetet sociale. Vrasja e Martin Canit tronditi gjithë Shqipërinë, pasi shkundi shoqërinë nga e vërteta se edukimi i fëmijëve është harruar.
Këtë po ju tregojmë edhe tani në këtë video. Dy adoleshente, vajza janë duke u konfliktuar me njëra-tjetrën për arsye banale. Me keqardhje të madhe mund të themi se kjo është pikënisja e një tragjedie, prandaj edhe duhet të merren masa.
Nuk dihet se ku është filmuar videoja dhe kur, por pamjet janë shqetësuese. Një nga vajzat përpiqet që të godasë tjetrën, ndërsa shoqja e saj e filmon. Materialet pa mbulim, do t’i vihen në dispozicion vetëm policisë.