Tjetër ngjarje mes fëmijësh, një 12 vjeçar përfundon në spitalin e Korçës

Krimi mes fëmijëve u regjistrua sërish sot, me një sherr mes të miturish në Korçë, me pasojë plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:00, në fshatin Bulgarec, raporton noa.al. Mësohet se dy të mitur 12 vjeçarë, kanë qenë gjatë lojës, duke luajtur futboll, kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Nga konflikti është dëmtuar me gur njëri prej tyre. Policia tha se djali i plagosur po merr mjekim në spital dhe shtoi se paraprakisht ai është pa probleme për jetën. 12-vjeçari tjetër, së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.