Nuk kanë fund tragjeditë me shqiptarë! Shtypet nga vinçi para syve të të birit 51-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Një 51-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali i shtypur nga një vinç. Mediat italiane shkruajnë në Fatmir Isufi, banues në Arcore, Monza Brianza, ndërroi jetë në kantierin ku po punonte.

Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, të hënën e 18 nëntorit.

Sipas rikonstruksioneve fillestare, vinçi u përmbys dhe përfundoi në gropën ku po punonte Isufi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para syve të djalit të Isufit, i cili ishte duke punuar në të njëjtin vend me të atin.

Policia italiane po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.