Jonida Maliqi dhe ish-bashkëshorti i saj në gjykatë, çfarë ndodhi 8 vite pas divorcit?

Këngëtarja Jonida Maliqi ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin e saj, biznesmenin Gent Prizreni, 8 vite pas divorcit mes tyre dhe shkaku ka qenë mospagesa që ky i fundit nuk ka kryer për ushqime ndaj djalit të tyre Dan.
Mediat raportojnë se ndaj Dan, i cili ka nevoja për përkujdesje të veçanta për shkak të gjendjes shëndetësore, ish-bashkëshorti i Jonida Maliqit duhej të paguante 2 mijë euro në muaj.

Siç duket, biznesmeni Gent Prizreni nuk i është përmbajtur marrëveshjes së nënshkruar pas zgjidhjes së martesës me këngëtares dhe kjo e fundit i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një kërkesëpadi.
Siç tregojnë dhe pamjet në foton e mësipërme, këngëtarja duket duke dalë nga dyert e gjykatës, e shoqëruar nga avokati i saj.

Në kërkesëpadi theksohet se kur ka ndodhur divorci ish-bashkëshorti ishte pronar ose bashkëpronar i shumë pasurive, sidomos të paluajtshme të ndodhura në shumë lokalitete të Shqipërisë, që mund të vlerësoheshin në masën 3-4 milionë euro.

Ish-çifti kanë konflikt dhe për apartamentin ku jetojnë Jonida Maliqi me Dan-in i cili si pronë rezulton “banesë bashkëshortore”, por siç thotë në kërkesëpadi këngëtarja, biznesmeni nuk respektoi as marrëveshjen për të blerë një apartament të ri për të dhe të birin.