Ngjarja tragjike ku mbeti i vrarë një 14-vjeçar, ja si adoleshenti vrasës bënte ‘trimin’ në rrjetet sociale(Foto)

Autori i dyshuar i vrasjes me thikë së 14 vjeçarit Martin Cani, Mario Prelleshaj një ditë më parë bënte ‘të fortin’ me thikën që mbante me vete, me të cilën dyshohet ka goditur për vdekje 14-vjecarin Martin Cani

Në këto pamje të siguruara nga mediat, ai shihet se si ai rrotullonte thikën në dorë. I mituri akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.

Konflikti nisi mes viktimës Martin Cani dhe autorit të dyshuar, të cilët ishin në të njëjtën klasë. Sherri ka nisur prej ditës së premte.

Pas sherri të ndodhur fundjavën e shkuar, 14-vjecari, M.P, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet ndërsa mban në dorë një thikë, me të cilën dyshohet se më pas, ka goditur për vdekje 14 vjecarin Cani.

Sipas të dhënave, autori i dyshuar ka thirrur shokë të shkollës tjetër për ndihmë, ku njëri prej tyre është edhe shoqëruesi i parë në komisariat. I gjithë sherri mes të rinjve dyshohet të ketë ardhur nga motivet e dobëta në rrjetet sociale, më pas në konfrontim fizik.