Ky është Mario Prelleshi, i mituri qe i mori jetën Martinit! Policia e ka arrestuar dhe pritet te

Personi që po shihni në foto është Mario Prelleshi, autori i vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, mesditën e sotme, pranë ambienteve të shkollës Fan Noli. Prelleshi është në klasën e nëntë dhe dyshohet se e ka vrarë Canin, pas një konflikti që kanë pasur në rrjetet sociale.

Shoku i Martin Canit, që u vra sot nga bashkëmoshatari i tij Mario Prelleshaj është marrë me ambulancë, me plagë në bark, disa minuta pas sherrit. Ndërkohë ai është në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Pas sherrit autori është larguar me vrap në zonën e Pazarit të Ri.

Mësohet se ai ka marrë një plagë të madhe në dorë dhe është ndaluar nga forcat e policisë. Aktualisht autori është në ambientet e Drejtorisë së Policisë.