“Dyshohet se janë zënë për shkak të një vajze”, detaje nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën nxënësi i shkollës “Fan Noli”!

Gazetari Eraldo Harlicaj ka dhënë të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku mbeti i vrarë një 15-vjeçar.

Në studion e “Top Story”, gazetari tha se ngjarja ishte e parapërgatitur dhe mund të ishte paralajmëruar.

Ai u shpreh se një nga hipotezat për shkakun e konfliktit mes tyre dyshohet se është për shkak të një vajze.

“Ishte e parapërgatitur. Të gjithë personazhet e kanë ditur, e gjithë kjo propaganda e bukur për pjesën e sigurisë dhe psikologëve qëndron vetëm në letra. Sherri ka ndodhur afër shkollës dhe lehtësisht mund të ishte parandaluar.

Pse viktima është transportuar me viktimë rasti? Ka shkuar në gjendje të rëndë, por nuk ia ka dalë mbanë.

Pas komunikimeve me grupin hetimor, ngjarja është e zbardhur. Një nga hipotezë është për histori me një bashkëmoshatare. Ka qenë një vajzë që fliste me të dy personazhet që ka sjellë grindje mes dy adoleshentëve.

Kemi të bëjmë me adoleshentë të dhunshëm, kemi disa raste të tilla të përsëritura. Paisja lehtësisht me armë të ftohta është tjetër shqetësim”, u shpreh gazetari.