Sa herë hapim gojën na futen 300.000 baktere, por ja sa shpesh duhet t’i lajmë dhëmbët gjatë ditës

A ka një kohë të mirë dhe një kohë të gabuar se kur duhet të lajmë dhëmbët? Pa dyshim që po.

Larja e dhëmbëve është një zakon që fitohet që në fëmijëri dhe bëhet pjesë e rutinës së përditshme. Tashmë është momenti të mësoni se ndoshta larjen e dhëmbëve nuk po e bëni në kohën e duhur. Të shumta janë teoritë që dhëmbët nuk duhet të lahen në mëngjes sapo zgjohemi, por pas ngrënies, por një higjeniste dentare, Elena Salvioli shprehet se dhëmbët duhet të lahen para mëngjesit sa për të larguar mikrobet nga zgavra e gojës dhe pas mëngjesit në mënyrë që të largojmë mbetjet e ushqimit.

Bakteret janë pjesë e jona dhe sa herë që flasim apo marrim frymë, rreth 300.000 të tillë hyjnë në zgavrën e gojës. Megjithatë ne kemi enzima dhe antitrupa që përdoren për të shkatërruar këtë ngarkesë bakteriale. Kështuqë çështja e bakterieve nuk lidhet vetëm me natën. Bajamet janë organe që ndihmojnë të mos depërtojnë disa baktere në organizëm, dhe kur ato hiqen, dhimbja e fytit do të jetë më e madhe për shkak të pranisë së këtyre baktereve.

Por sa herë në ditë duhet t’i lani dhëmbët?

Idealja do të ishte t’i lanit tri herë në ditë, pas çdo vakti kryesor. Ndërsa të dhënat tregojnë se ata që e bëjnë më shumë se tri herë në ditë si proces, kanë problematika me mishërat e dhëmbëve.

Sa minuta pas ushqimit duhet të prisni për të larë dhëmbët?

Dentistët rekomandojnë të prisni 20 ose 30 minuta para se të lani dhëmbët pas ngrënies. Kjo periudhë kohore do të shërbente për të siguruar që pështyma të reformohet dhe të neutralizojë acidet./LIVING