“Më mirë të na shani nga nëna, sesa të përmendet Serbia”- Shqiptari i shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit rumun u del në krah futbollistëve të Kosovës

Ish-golashënuesi më i mirë i kampionatit rumun, Azdren Llullaku, ka mbrojtur vendimin e lojtarëve të Kosovës për ta braktisur ndeshjen me Rumaninë, pas thirrjeve “Serbia, Serbia” nga tifozët rumunë. Ish-futbollisti i Shqipërisë, tani 36-vjeçar, luan në ligën e tretë rumune.

Ai pret që Kosova të humbë 3-0 në tavolinë, por thotë se lojtarët mbrojtën dinjitetin duke u larguar nga fusha.

“Ata do të largoheshin nga fusha edhe sikur të ishte 3:0 për Kosovën”, ka thënë Llullaku që në Rumani fillimisht u transferua në vitin 2012.

“E pash ndeshjen në televizion. Më erdhi keq që ndodhi kështu. E di që ajo që them për disa nuk do të tingëllojë mirë. Për aq sa di, lojtarët ishin të vendosur të largohen nga fusha pas thirrjeve të para ‘Serbia, Serbia’. Jam 100 për qind i sigurt se ata nuk e kanë pritur këtë për të fituar tri pikë në komisionet e UEFA-s. Vetëm se ka shumë dhembje, pasi po vazhdon kështu. Ju e kuptoni që ne në Kosovë kemi kaluar luftën.