Gabimi i së shkuarës përçan vatrën familjare: Me grua e shtëpi nuk luhet!

Në çdo familje ka momente tensioni, por ndonjëherë ato shpërthejnë dhe kthehen në çarje të thella. Kjo është historia e Lauras dhe Hamzës, babë e bijë që vijnë nga Suedia për t’u përballur në “Shihemi në Gjyq”. Në vitin 2002, Hamzai ia ka shitur shtëpinë vajzës së dajës, Valbonës.

Në këtë kontratë, nuk ka firmosur bashkëshortja Emineja. Kontrata është bërë te avokati dhe prona s’kishte fituar kontratë pronësie, çka do të thotë se i ka mbetur pronarit të parë. Laura nuk flet prej 5 vitesh me të atin ndërsa nëna e saj ka 20 vite e ndarë me të. Ajo përdor një gjuhë të ashpër ndaj tij dhe i thotë se pa shtëpinë, s’mund të vijë me të kurse i ati e pyet pse nuk janë kujdesur gjithë kto vite.

Laura: Ti që ke shitur shtëpinë, mos gabo të vish me mua, rri këtu ku je! Shko merrja atij kujt ia ke shitur!

Hamza: Qysh more? Unë në Suedi kam pensionin, po jetoj atje, ku të shkoj?

Laura: Shko rri atje se nëna ime, gruaja jote, nuk të pret atje!

Hamza: Laura, a je në vete ti?

Laura: Me grua e me shtëpi nuk luhet!

Hamza: Ps s’keni ardhur të më shihni?

Laura: Si s’kemi ardhur? Ngadalë njëherë! Ne tërë kohën kemi qenë bashkë, tërë kohën kemi ngrënë, tërë kohën të kemi larë, të kemi shpëlarë, të kemi parë! U shit shtëpia, s’na pyete! U larguam prej teje!

Hamza: Kur u bëra operacion, pse s’erdhe?

Laura: Njëherë kam ardhur se s’më ke pranuar ti! Ti s’më ke pranuar! Shko thirr Valbonën!