Eni Çobani në “Këngën Magjike”, zbulohet pak nga surpriza: Po bëj prova…

Disa javë më parë, Eni Çobani bëri me dije gjatë “Shihemi në Gjyq” se kërkonte “pjesën e saj” në “Këngën Magjike”. Këtë herë, mesa duket kemi një konfirmim! Në prag të publicitetit pas përfundimit të rubrikës, moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea i kërkoi të prezantonte “Këngën Magjike”. Çobani zbuloi se paska nisur tashmë provat por se çfarë do të shohim në netët finale, mbetet ende surprizë.

Ardit Gjebrea: Është “Kënga Magjike” tani. Mund ta prezantosh pak? Prezantoje këtë momentin që pas publicitetit… meqenëse jemi në “Këngën Magjike”.

Eni Çobani: S’jam bërë pjesë akoma, megjithatë po bëj prova.

Ardit Gjebrea: Ja kështu fillon.

Eni Çobani: Pra, pas pak do të fillojë “Kënga Magjike” me artistët e mrekullueshëm, sipas mendimit tim, do të jenë ata të cilët do të na kënaqin deri në fund në natën finale të “Këngës Magjike”./tvklan.al