Shpërthim në një studio muzikore në Kamëz

Një shpërthim i ngjashëm me lëndët plasëse ose piroteknike ka tronditur Kamzën në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Shpërthimi ka ndodhur rreh orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Arben Broci” në shkallët e jashtme të një godine të përshtatur si studio muzikore në pronësi të qytetarit me iniciale A.A.

Si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat).

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se nê studio nuk ka pasur njeri brenda në momentin e ngjarjes dhe pronari i studios ndodhej tek familjarët në Itali dhe nuk është mundur të merret në pyetje.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.