K0KAlNA e kamufluar me lëkurët e gjedhëve, i riu shkoi si turist në Amerikë dhe u bë trafikant

Pak ditë më parë një laborator i sofistikuar për përpunimin e K0KAlNës është zbuluar në fshatin Qerekë, në Fushë Krujë.

Në këtë operacion, SPAK sekuestroi materiale të papërpunuara dhe pajisje laboratorike të përdorura për përzierjen dhe fshehjen e drogës. Gjatë kontrollit në Tiranë dhe Durrës, autoritetet gjetën sasi të konsiderueshme të K0KAlNës dhe objekte të tjera që përdoren për trafikimin e saj.

Sipas SPAK, dy ngarkesa të mëdha me drogë janë mbërritur në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Ato ishin ngarkuar në kontejnerë që përmbanin 850 lëkura kriposura të gjedhit, ku ishte fshehur një sasi e konsiderueshme K0KAlNë. Hetuesit kanë zbuluar se ngarkesat vinin nga vende të ndryshme të Amerikës Latine, si Kolumbia, Venezuela, Ekuadori, dhe gjithashtu nga Brazili dhe Republika Domenikane. Kjo ka ngritur dyshime se bandat shqiptare kanë një rrjet të gjerë lidhjesh me trafikantët e drogave të rrezikshme në këto rajone.

Sipas SPAK, gjatë operacionit janë sekuestruar gjithsej 6.1 kg K0KAlNë, 89 kg përzierës të ngurtë, 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e K0KAlNës, dhe mbi 51 mijë euro. Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke, 17 karta SIM dhe 3 automjete, të cilat do të përdoren për hetime të mëtejshme.

Grupi hetimor ka identifikuar 7 shqiptarët si anëtarët kryesorë të këtij rrjeti, ndër të cilët 4 janë organizatorë dhe financues të grupit kriminal. Roli kryesor dyshohet të ketë qenë ai i Geis Fejsullait, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka drejtuar rrjetin nga vila e tij në “Kodra e Diellit 2” në Tiranë, e cila shërbente si bazë operacionale për aktivitetet e grupit. Në këtë ambient, si dhe në një tjetër lokal pranë portit të Durrësit, u gjetën sasi të kokainës.

Një tjetër emër i njohur i përfshirë është Endi Sejdini, 25 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë pronari i laboratorit në fshatin Qerekë, pranë Rinasit, ku kokaina ndahej dhe përpunohej. Ky laborator u përdor për të përgatitur lëndën narkotike që do të transportohej më tej për në tregjet ndërkombëtare.

Pjesë e grupit ishin gjithashtu Klajdi Birçe, 30 vjeç, dhe Artion Çaushllari, 37 vjeç, i cili dyshohet të ketë ushtruar edhe funksione publike. Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmanaj dhe Baki Huqi, 57 vjeç, i dënuar më herët për dy vrasje, janë identifikuar si pjesëtarë të tjerë të grupit, me role dytësore në operacionet e trafikimit të drogës.

Aldi Zonja, 37 vjeç, kishte udhëtuar në Amerikën Latine me vizë turistike, por gjatë periudhës së pandemisë mbeti i bllokuar atje, ku krijoi lidhje me trafikantë të drogës dhe ngriti një rrjet për trafikimin e kokainës. Zonja është djali i gazetarit Artur Zonja dhe këngëtares së njohur Afërdita Zonja. Ai reklamonte një jetë luksoze në rrjetet sociale duke ndarë foto nga pushimet dhe bashkë me anëtarë të tjerë të grupit të tij kriminal.

Ky aksion ka nxjerrë në pah lidhjet ndërkombëtare të grupit dhe ka shpërfaqur një rrjet të fuqishëm për trafikimin e kokainës. Hetimet vazhdojnë dhe priten më shumë arrestime, ndërkohë që autoritetet po bashkëpunojnë me agjenci ndërkombëtare për të zbuluar më shumë lidhje dhe anëtarë të tjerë të grupit.