Makina bie në kanal, 33-vjeçari humb jetën brenda në mjet

Një 33-vjeçar, Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, u gjet i vdekur brenda automjetit të tij të aksidentuar në aksin rrugor Vrinë-Butrint, pranë fshatit Vrinë në Bashkinë Konispol. Dyshohet se aksidenti ndodhi kur ai doli nga rruga dhe makina e tij përfundoi në një kanal.

Familjarët e viktimës kishin humbur kontaktin me të që nga mbrëmja e kaluar. Trupi i pajetë dhe automjeti u zbuluan nga një bari i zonës, i cili alarmoi autoritetet.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit, duke përfshirë mundësinë e faktorëve të tjerë që mund të kenë ndikuar. Viktima, i cili ishte prind i një fëmije dhe djali i vetëm i familjes, la pas një tragjedi për familjen e tij.