Emigranti denoncon: Agjencia martesore “Luna” më mori 300€ për një njohje, tani s’kthejnë përgjigje

Një emigrant ka denoncuar një rast mashtrimi nga ana e agjensisë martesore “Luna” në Tiranë, pasi ka paguar 300 euro për një shërbim ndermjetësimi dhe prezantimi me një vajzë, por nuk ka marrë asnjë shërbim, dhe agjensia ka bllokuar të gjitha kanalet e komunikimit.

Sipas denoncimit të bërë nga shqiptari, agjensia e ka kërkuar pagesën për shërbimin, dhe pas dorëzimit të shumës, ai ka nuk ka marrë asnjë mesazh apo telefonatë prej tyre.

“Pas pagesës, ata më bllokuan dhe nuk e përgjigjen më. Kam tentuar vazhdimisht të lidhem me ta, por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Kjo është e papranueshme,” thotë shqiptari, i cili është emigrant dhe nuk ka mundësi t’i kërkojë llogari agjensisë nga afër.

Edhe pse ai ka provuar disa herë të kontaktojë me agjensinë ai nuk ka marrë asnjë pêrgjigje dhe tani dyshon se mund të ketë ndodhur një mashtrim i organizuar.

Ky rast ka nxitur shqetësim për mashtrimet e mundshme që mund të ndodhin në tregun e agjencive martesore.

Denoncimi i emigrantit shqiptar:

Pershendetje.Dua te denoncoj 1 agjensi martesore.ne fillim me esht bere e ditur qe duhet te paguaja 300 euro per ndermjetsimin dhe te plotesoja 1 formular.Pasi i bera keto angjensia as nuk me pergjigjet as njelloj reagimimi nga ana tyre.mund ta denonconi si rast pasi mos ta pesojne edhe te tjeret si puna ime dhe ruhet nga kta ordinere njerezish dhe dua te ushqehem me mashtrime. Cdo gje i kam me fakte nese doni mund tua dergoj

Agjensi martesore luna ndodhet ne Tirane. Agjensis i pagova 300 euro qe gjoja do benin prezantimin per 1 njohje me 1 vajz dhe ata sapo moren pagesen me kan ber bllok dhe nuk pergjigjen me fare dhe nuk kam ku ti gjej pasi un jam emigrant. Besoj se me kuptuat Me kan ber bllok. E kam provuar pafund

Ok pra nese dhe ju e shikoni te arsyshme per ta publikuar mund ta beni dhe ndoshta me kthejne pagesen. Kam faturen e money gram me emrin e tij vetem kaq kam. Sot kam telefonuar dhe nuk pergjigjen. Nga momenti qe ata moren pagesen nuk jan pergjigjur. Ja pra kto jan bisedat e mia qe kam fol me veten me shum dhe ata kurr nuk jan pergjigjur