Detaje të reja janë zbardhur nga një operacion i madh anti-drogë që është duke u zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.
Mësohet se operacioni drejtohet nga SPAK, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese spanjolle të cilët kanë identifikuar një grup kriminal në fushën e trafikut të kokainës.
Në terren kanë zbritur forca të shumta të Policisë së Shtetit, dhe aktualisht raportohet për disa persona të arrestuar.
Mësohet se në Qerret të Kavajës është zbuluar një laborator droge. Aksioni, i drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, është shtrirë edhe në Tiranë, më saktësisht në lagjen “Kodra e Diellit 2”, për vënien në pranga të anëtarëve të këtij grupi.
Ende nuk ka informacion zyrtar nga SPAK apo Policia e Shtetit lidhur me operacionin.