E moshuara që u dh*nua nga djali i saj 48-vjeçar thyen heshtjen.
Video që tregonte se si djali tërhiqte zvarrë dhe ofendonte nënën u bë virale në rrjete sociale rreth një muaj më parë.
Pas publikimit të videos policia prangosi djalin dhunues, por nëna e 48-vjeçarit kërkon që djali i saj të lirohet nga burgu.
Ajo thotë se i biri ishte i dehur mbrëmjen që ndodhi ngjarja dhe se e ka falur për gjithçka.
Ajo tha se djali i saj është person i mirë. Ajo tha se 48-vjeçari vuante nga probleme psikologjike për shkak të problemeve të tij familjare.
E moshuara tregon se videon e ka shpërndarë në rrjete sociale një fqinj i tyre.
“Unë vuaj nga shumë sëmundje. Jam keq nga të gjitha gjërat. Dola një natë atje së mërdhiva, çuni më thoshte hajde brenda. Hajde brenda se do mërdhish, kështu më thoshte çuni, se kalamajtë i kanë ikur. I kanë ik në Itali fëmijët. Ky i futej ndonjëherë rakisë. Çunin e kam të mirë. Kalamajtë ia kam pas të mirë…Ai më thoshte mua çohu, unë nuk ngrihesha. Dola vetë jashtë se mu ndalonte fryma. Për të marr ajër. Edhe unë nuk jam e urtë dhe çuni gjithmonë më bënte yzmet. Erdhi policia dhe i thashë e ka hedhur komshiu videon, ka vënë kamerat dhe it ha çuni mos i vendos kamerat që të shohë pallatin tim. Ka pas pi raki”, tha e moshuara. News 24