Pranë redaksisë sonë kanë ardhur shpesh raportime për ngjarje të pazakonta që lidhen me përdorimin e “magjisë” dhe veprimeve të çuditshme.
Rasti më i fundit është ai i një gruaje në zonën e Zaranikës, në Elbasan, ku një grua është filmuar duke vepruar në mënyrë të tillë, që ngre pikëpyetje rreth natyrës së vprimit të saj.
Gruaja shfaqet në video duke qëndruar për disa minuta tek dera e shtëpisë së saj duke vëzhguar nëse ka kalimtarë dhe më pas, me një lëvizje të shpejtë, duket se hedh një objekt, në oborrin e një shtëpie përtej rrugës.
Nuk dihet se çfarë ishte objekti, por gruaja është filmuar nga një kamer e shtëpisë.
Personi që e ka dërguar në redaksinë tonë shkruan:
“mirdita …tek zaranika esht nje sanie topi ben magji me pluhur tvdekur …raportoje ju lutem kte flliqsir Duket qart kjo shtriga ben magji shkon neper varre kan lajthit njerzit Si ajo ke lopa ka shum jan shtu tluliget flm Kjo jeton ne elb.”