Një burrë është gjetur i vdekur pak minuta më parë në Dibër dhe të gjitha dyshimet janë se dikush e vrau në aksident dhe u zhduk në drejtim të paditur. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, raporton noa.al.
Policia lokale tha se është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit. /noa.al