Shqiptari po vinte nga Italia me mbi 600 mijë euro, shiko se ku i sekuestrohen paratë

Policia e Kufirit në bashkëpunim me drejtorinë vendore të Shkodrës, në pikën e kalimit kufitar Muriqan kanë sekuestruar një sasi prej mbi 680.000 euro të cilat po silleshin në Shqipëri nga Italia nga shtetasi Lefter Nelaj.

Pas informacioneve të marra dhe pas kontrollit të ushtruar në mjet rezultoi se ky shtetas udhëtonte nga Italia në drejtim të Shqipërisë dhe në dy dyert e fugonit poshtë tapicerisë kishte të vendosur në kuti sasinë e eurove.

Po kryhet veprimet hetimore me qëllimi zbulimin e destinacionit të parave.

Njoftimi: Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Burimi”. Sekuestrohen 680 595 euro që dyshohet se rrjedhin nga krimi.

Fshehu paratë, në dyert e modifikuara të automjetit që drejtonte, me qëllim futjen e tyre ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 51-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e eurove, automjeti tip “Benz” dhe 2 celularë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Burimi”.

Gjatë operacionit, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua shtetasi L. N., 51 vjeç, banues në Fushë Milot.

Nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme, 680 595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.