Një efektiv policie është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat gjatë protestës së opozitës që po zhvillohej para Bashkisë së Tiranës.
Polici ka humbur ndjenjat teksa po fliste drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi.
Ai është marrë nga forcat e tjera të policisë me një nga makinat, për t’u transportuar në spital, ndërsa edhe qytetarët që ndodheshin aty i kanë dhënë ndihmë.